Gjermania fitoi papritur një medalje të artë në patinazhin artistik për çiftët në Lojrat Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Pjongçang të Koresë së Veriut. Alona Savçenko dhe Bruno Masot shpërthyen në lot gëzimi mbas përfundimit të performanes së tyre të përsosur që u solli atyre një numër rekord pikësh. Megjithëse kjo dyshe ishte e katërta në programin e shkurtër, me performancën fashinante që ky tandem tregoi në programin e lirë, këta të dy patinatorë artistikë të talentuar dolën në krye të tabelës.
“Është e mrekullueshme që nga vendi i katërt të dalësh në vendin e parë, e pabesueshme”, deklaroi Bruno Masoti. Medaljen e argjendtë e mori një dyshe kineze, ndërsa atë të bronzit e vari në qafë një dyshe kanadeze.
Sfidanti.al