Mallkimi “Ramsej” merr edhe një viktimë tjetër..Niki Hajdenin

Shumëkush, tanimë, e di se çfarë ndodh, kur Aron Ramsej shënon gol dhe, kështu, “mallkimi” i pazakontë vazhdon edhe më tej. Goli që ai shënoi në raundin e fundit të Premier Ligës angleze, në përbërje të ekipit të tij, Arsenal, ishte “ogurzi” për kampionin e motoçiklizmit, Niki Hajden, që vdiq, ditët e fundit, pas një aksidenti të rëndë në rrugë, ku atë, ndërsa po bënte stërvitje me biçikletë, e përplasi një makinë. Mallkimi i pazakontë, i ashtuquajtur “Ramsej”, ka filluar më 16 tetor 2009 dhe viktima e tij e parë ishte gazetari Andres Montes, ndërsa, më pas, vjen lista e gjatë e viktimave të “mallkimit” të këtij futbollisti uellsian që, sa herë që ka shënuar gol, “ka çuar drejt vdekjes” figura të tilla, si Usama Bin Laden, Antonio De Nigris, Stiv Xhobs, Muamar Al Kadafi, Robi Uiliams, Dejvid Boui, Pol Uoker…

Sfidanti.al