Luis Enrike fitoi El Klasikon me skemën e tij dhe me … Mesin

Lionel Mesi ishte ai që u ngrit më së shumti në qiell pas fitores së Barcelonës në El Klasiko. Gjithsesi, ata që e kanë ndjekur ndeshjen nga afër, dhe e kanë zbërthyer nga ana teknike, kanë nxjerrë edhe një përfundim tjetër: Përballja u fitua po ashtu nga trajneri Luis Enrike.

Mediat botërore analizuan se skema e përdorur nga ai, dhe mënyra sesi u ndihmua Mesi, dhanë një ndihmë të madhe në suksesin e katalanasve ndaj Realit. Luis Enrike për herë të parë në një ndeshje të rëndësishme ndryshoi rreshtimin klasik katalanas 4-3-3, modul “i shenjtë” të paktën që nga viti 2008 kur në stol erdhi Pep Guardiola.

Në “Bernabeu” u luajt me 4-4-2, ku një rol të rëndësishëm kishin dy sulmuesit Luis Suarez dhe Pako Alkaser. Ata duhej të bllokonin dy qendërmbrojtësit e Realit, për të ndihmuar Mesin të realizonte planin e tij.

Luis Enrike e këshilloi yllin e tij kryesor që të synonte hapësirën pas Kasemiros për të vënë në vështirësi mbrojtjen e Realit dhe vetë futbollistin brazilian. Kasemiro është një lojtar shumë i mirë, por shpesh luan ashpër dhe mund të merrte kartona. Në të vërtetë, ishte me fat që nuk u përjashtua me të kuq.

Pjesën tjetër e bëri vetë Leo, duke shfrytëzuar hapësirën që pati dhe duke luajtur siç di ai.

Sfidanti.alluis enrike madrid

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *