Levandovski vendos dy rekorde në Bundesligë, Bajerni marshon!

Heroi këtë herë ishte Tomas Myler, “fshatari bavarez”, por nuk mund të mungonte Robert Levandovski. Sulmuesi 32-vjeçar e shënoi golin e tij edhe në javën e fundit të fazës së parë të Bundesligës, duke e ngjitur në 23 rrjeta kontributin e tij këtë sezon, ndërsa disa ditë më parë theu rekordin e vjetër të Gerd Myleri për gjysmën e kampionatit, që ishte me 20 gola. Po ashtu, polaku vendosi dy rekorde të tjerë të Bundesligës. Kurrë më parë një lojtar nuk kishte shënuar në 8 ndeshje radhazi, dhe askush nuk ia kishte dalë të realizonte në 11 ndeshje pa ndërprerje ndaj të njëjtit kundërshtar. Leva e arriti këtë ndaj Shalkes.

Tomas Myler shënoi dy herë, një gol e realizoi David Alaba dhe Bajerni arriti në kuotën e 42 pikëve në renditje, 7 pikë më shumë sesa Lajpcigu e duket se lufta për titull është “e vrarë” që tani. Periudha e krizës për bavarezët duket e kaluar, ndërsa trajneri Hansi Flik pati mundësi të aktivizonte shumë nga lojtarët e tij, duke hedhur në fushë Musialën, Komanin apo Çupo-Motingun. Leroi Sane, që u zëvendësua përsëri, e tregoi hapur pakënaqësinë e tij.

Sfidanti.al