Ibrahimoviçi duket si Xhovinko kur perballet me  Shak O’Nilin!

Sulmuesi suedez, pak kohë më parë, u largua nga Mançester Junajtidin, duke vendosur që ta vazhdojë karrierën e tij në SHBA, ku është bashkuar me klubin amerikan LA Galaksi. Ndeshja e parë derbi, në të cilën luajti Ibra, nuk mund të kalonte më mirë, pasi ai shënoi dy gola vendimtarë, duke i dhënë fitoren 4-3 ekipit të tij në Los Anxhelos dhe duke u bërë në këtë qytet beniamim i të gjithëve.

Ky futbollist më përvojë po e shfrytëzon kohën që të ndjekë edhe sportet e tjerë dhe, para disa ditësh, ai ndoqi një ndeshje basketbolli të NBA-s amerikane. Me këtë rast, ai u takua edhe me legjenden e madhe të basketbollit amerikan, Shakil O’Nil. Sigurisht që Ibrahimoviçi e përjetësoi këtë takim në Instragram me një fotografi me Shakun, poshtë së cilës kishte shkruar: “Kur XL-ja takon XXXL-në””.

Sfidanti.al