E pabesueshme? Reali ekipi që e ka pësuar më shumë nga VAR-i!

Reali i Madridit dhe Rajo Valekano janë dy ekipet që momentalisht e kanë pësuar më shumë nga risia teknologjike VAR (Video Asisstant Referee), thekson gazeta e njohur spanjolle “AS” që saktëson se klubi kampion i Evropës ka dalë i zhgënjyr gjashte herë, po aq sa edhe Rajo, nga përdorimi i sistemit gjykues VAR. Vetëm në dy raste VAR-i ka marrë vendime nga favor të klubit madridas gjatë këtij sezoni.
Në ndeshjen e fundit që Reali e fitoi 2-1 ndaj Betisit në fushën e këtij të fundit, gjyqtari Ernandes, mbasi u konsultua me VAR-in, e quajti golin e Serhio Ramosit, por anuloi golat e Modriçit dhe të Asensios.
Në “El Klasikon” e fundit VAR-i ndihmoi Barcelonën, ndërkohë që edhe filmimi i përsëritur tregoi se Varani me të të vërtetë e kishte faulluar Luis Suarezin.
Sfidanti.al