Cilët të dënojmë, arbitrat apo vitkimat? Receta “produktive” e zotit Takaj

Sa herë që vijnë ndeshjet e zemrës, mjeku popullor të mbush recetën : kujdes nga arbitri! Pse do të bënte përjashtim kjo ndeshja Partizani-Skënderbeu, sidomos kur kthen kokën pas. Të gjithë qahen për arbitrat në Superligë, nuk dinë të thonë një emër tek i cili mund të falin besimin, kurse Skënderbeu  nuk i ka frikë arbitrat, madje kujdeset që të dënohen edher më shumë viktimat e tyre. Dëgjoni fjalët e presidentit Takaj në një intervistë të fundit. S’ do të besoni që flet pikërisht njeriu që shkërmoqi produktin një sezon më parë, kur Zotat blasfemuan ndaj Skënderbeut :  “Ankesat për arbitrat janë kudo. Jo vetëm tek ne, por gjithandej. Çështja është që ne këtu nuk vendosim dot disa rregulla. Jo çdo kush mund të dalë pas ndeshjes dhe të akuzojë arbitrin apo institucionet. Këtu ndërhyn federata dhe duhet të ndërhyjë. Nuk mund të vazhdohet kështu sepse po shkatërrojmë produktin tonë”.

Fraza e fundit se ..nuk mund të vazhdohet kështu sepse po shkatërojmë produktin tonë”, të dërgon me katapultë në sezonin e kaluar, pikërisht në ndeshjen finale për titull mes Kukësit dhe Skënderbeut. Fjalët e  Takaj kanë qënë “epike” për një president që deklaroi se ia vodhën titullin para syve: “ Më vjen turp që jam pjesë e këtij futbolli”.  Kanë kaluar vetëm disa muaj qyshkur i kemi dëgjuar këto fjalë muzeale, të cilat  e flakën në kosh produktin e shumëpërfolur kurse tani, presidenti përpiqet të mbrojë arbitrat dhe kujdestaret e tyre, edhe pse misioni i tyre në gjykim nuk ka ndryshuar, por ka ndryshuar vetëm kursi zyrtar i dashurisë për ekipet…

Sfidanti.al