Barça, nxito me Grizmanin sa nuk është ende vonë!

Nëse ndonjë klub europian dëshiron të marrë shërbimet e Antuan Grizmanit, ai duhet të nxitojë sa nuk është vonë. Lajmet nga Spanja nuk janë aspak qetësuese për Barcelonën, kandidatin kryesor që jepet si i interesuar për sulmuesin francez. Gazeta “El Mundo Deportivo” shkruan se Atletiko e Madridit po bën presion që të dyfishojë klauzolën e transferimit në kontratën e yllit të “gjelave”.

Siç janë punët deri sot, Barça duhet të paguajë 100 milionë euro për të marrë Grizmanin, ndërsa synimi i presidentit Serezo është që kjo shifër të shkojë në 200 milionë. Natyrisht, për këtë Atletiko duhet të bindë Grizmanin që të rinovojë kontratën që vlen deri në 2022, diçka që nuk dihet nëse do të arrihet që të  bëhet.

Grizman dëshiron që të shkojë në “Kamp Nou” dhe thuhet se ka një marrëveshje paraprake me klubin katalanas, madje besohet se është gati të ulë rrogën prej 220 mijë eurosh në javë që merr tek Atletiko, vetëm e vetëm që të bashkohet me Mesin dhe shokët e tij.

Sfidanti.al