Atalanta në takim me historinë, por sikur t’ia dalë me Paris SG?!

Nja dy vjet më parë pakkush në Europë e njihte skuadrën nga Bergamo, dhe aq më pak dinte diçka për qytetin e Lombardisë. Tashmë, Atalanta dhe qyteti i saj janë bërë të njohur në të gjithë botën, për dy shkaqe të forta, së pari për shkak të koronavirusit si zona më e goditur europiane, dhe së dyti për shkak të futbollit. Atalanta është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, në takimin e sotëm me historinë në Portugali, ku do të përballet me gjigandët e Francës, Paris SG. Kontrast më i madh nuk mund të bëhet, dhe po ashtu dy modele krejt të kundërt zhvillimi, pasi bergamaskët janë një “pikë uji në oqean” në krahasim me shpenzimet e sheikëve të PSG-së.

Gjithë skuadra e trajnerit Gasperini, bashkë me të dhe stafin e tij teknik, madje bashkë me të gjithë punonjësit e klubit, marrin më pak rrogë së bashku sesa vetëm Nejmar! Gjithsesi, kjo nuk e ka ndaluar Atalantën që të arrijë deri këtu, dhe të synojë kualifikimin. Nuk e ka penguar të kualifikohet dy herë radhazi në Champions nga Seria A, dhe të jetë skuadra me më shumë gola në Itali. “Do të luajmë për Bergamon, – thotë Gasperini, – nuk do ta ndryshojmë stilin tonë të lojës, nuk do të bëjmë hapa prapa. Kemi plan edhe për të ndaluar Nejmarin”.

Sfidanti.al