As Ronaldo nuk mjafton më për Realin, çfarë po ndodh me Madridin?!

Askush nuk mendonte se kjo ndeshje nuk do të fitohej. Një skuadër e madhe si Reali nuk mund t’i lejonte vetes gabimin e tretë në pesë javë kampionat, të paktën kjo ishte ajo që arsyetohej. Me Kristiano Ronaldon që duhe të prishte rezultatin 0-9 ndaj Lionel Mesit, gjithçka bëhej edhe më e sigurt ndaj Betisit në “Santiago Bernabeu”, por mallkimi paska qenë më i madh sesa mund të imagjinohej.

Skuadra që për dy sezone pati Championsin nën këmbët e saj, dhe që majin e kaluar më në fund bëri të vetin edhe titullin në Spanjë, provoi një tjetër zhgënjim nga futbolli. Humbi 0-1 dhe mbeti 7 pikë prapa Barcelonës që tani në fillim të sezonit. Antonio Sanabria fillimisht nuk u lejua (me të drejtë) që të festonte, por do të ishte po ai që do ta thoshte fjalën e fundit, me rrjetën në minutën e 93-të, në një kundërsulm të jashtëzakonshëm.

Humbi skuadra e trajnerit Zidan, dhe e yjeve Ronaldo, Ramos, Varan, Modriç, Kros, Kasemiro, Isko, Bejl, Karvahal, Marselo apo Kejlor Navas, si dhe e Lukas Vaskezit, Majoralit dhe Asensios, që hynë në lojë si zëvendësues. Ja pra që “shuma aritmetike” e talenteve nuk të bëka fitues. Tashmë, edicioni duket i shkatërruar që në shtator, dhe nuk arrihet të kuptohet qartë se përse, edhe pse duhen edhe 8 muaj që ai të mbyllet. Barcelona kryeson me 15 pikë të plota, ndaj 8 të madrilenëve që kanë 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, dhe që ndodhen në vendin e 7-të, prapa Seviljes, Atletikos së Madridit, Valencias, Sociedadit dhe pikërisht Betisit.

Sfidanti.al