Messi, ‘makinë golash’, 357 gola në La Liga, rrezikohet rekordi i Gerd Muller

Messi drejt perëndimit? As që bëhet fjalë, sulmuesi argjentinas vazhdon të mbyllë shumë ‘gojë të liga’ që flasin për një rendiment në ulje të tij dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen me Eibari në Camp Nou duke shënuar një poker golash për të pasuruar akoma më shumë statistikat e tij. 519 gola në 591 ndeshje me fanelën e Barcelonës, flasin  qartë për atë cfarë është në gjendje të bëjë ky futbollist. sijkur të mos mjaftonte kjo, por Messi ka ende rekorde për të vendosur, në fakt njërin e arriti duke e cuar në 302 gola të shënuara në Camp Nou, pa folur pastaj për finalizimet në karrierë deri tani në La Liga.

357 është numri i golave të shënuara nga ‘Pleshti’ në kampionatin spanjoll duke vbarazuar rekordin e Jimmy Greaves në vendin e dytë në klasifimin e golashënuesve më të mirë për ligat më të rëndësishme evropiane. Përpara tij qëndron vetëm Gerd Muller me 365 gola. por për thyerjen e këtij rekordi është vetëm cështje kohe, pasi Messi me këtë formë që po tregon është e sigurt që do ta kalojë edhe këtë shifër.

sfidanti.al