Baloteli ne humor te shkelqyer; tani mund ta quani ‘Barakoteli’.

Mario Baloteli po jeton nje moment te arte ne fushen e lojes por edhe jashte saj. Ne moshen 27 vjecare duket se ka arritur pjekurine dhe kapriciot e tij duket se jane lene ne harrese. Fillimisht ishte ardhja ne jete e djalit Leon, femija i dyte pas Pias dhe me pas dy golat ndaj Monakose kane bere qe Baloteli te shfaqet ne nje humor te shkelqyer.

Dhe kjo duket ne rrjetet sociale ku futbollisti eshte gjithnje aktiv. Rasti i fundit eshte publikimi ne Instagram i nje fotomontazhi ku fytyra e Balotelit eshte ne trupin e ish presidentit te SHBA, Barak Obama.

‘Kur isha president i SHBA-ishte mesazhi ironik i Balotelit qe shoqeronte kete fotomontazh dhe eshte e pamundur te mos e vesh buzen ne gaz me kete postim te fundit te sulmuesit italian.

Sfidanti.al