Vanda Nara ‘hidhet në sulm’: Janë thënë shumë gënjeshtra për mua dhe Ikardin

Vanda Nara hidhet në sulm ndaj zërave që flisnin për një krizë në martesën mes saj dhe Mauro Ikardit. Bashkëshortja e sulmuesit argjentinas të Interit shfrytëzoi rrjetij social Twitter për të përgënjeshtruar të gjitha lajmet e publikuara sipas të cilave ajo dhe Ikardi ishin pranë ndarjes.

‘Së fundmi janë thënë shumë gënjeshtra për mua dhe familjen time-shkruan Vanda Nara në profilin e saj-jam nënë e 5 fëmijëve dhe bashkëshortja e Mauros. Gjithcka e kam lënë në duart e avokatit tim, do të paguani pasojat e gjërave të këqija që keni thënë për mua. Duhet të dini që bëj një jetë normale. Punoj dhe kujdesem për fëmijët e mi.Ju duhet të jetoni jetën tuaj në vend që të shkruani këto ligësi për jetën time’.

sfidanti.al