Rrëfimi I Bendtner; festa me femra dhe dehje në përfaqësuesen daneze

Festat me femra ishin një traditë në grumbullimet e përfaqësueses daneze. Kjo është ajo që ka rrëfyer futbollisti danez Niklas Bendtner në autobiografinë e tij teksa përmendi edhe episode kur ai ka qenë në gjendje të dehur në periudhën kur ai aktivizohej në futbollin anglez. Ish sulmuesi I Arsenalit dhe Juventusit ka qenë për shumë vjet pika e referimit në sulmin e përfaqësueses daneze me të cilën ka luajtur 81 ndeshje duke shënuar 30 gola duke marrë pjesë në Botërorin 2010 dhe Evropianin 2012

‘Dhomat ishin në fund të hotelit dhe ne sillnim vajzat që ishin në një dhomë tjetër-tregon Bendtner në librin e tij ‘Begge sider’(Të dy fytyrat)-kur Olsen shkonte të flinte, ne shkonim me qetësi atje. Është një traditë që ka ekzistuar prej shumë kohësh’.

Ndërkaq ish futbollistë e ish shokë skuadre të Bendtner, Peter Moler  që tani është përgjegjës I ekipeve zinxhirë të Kombëtares dhe Jon Dal Tomason, asistenti I trajnerit të Danimarkës, për median lokale deklaruan se nuk dinin asgjë në lidhje me këtë histori

Ndërkaq, trajneri Hareide mohoi ekzistencën e një tradite të tillë në kombëtaren daneze dhe e cilësoi ekzemplare sjelljen e futbollistëve të tij, përfshi këtu edhe vetë Bendtner të cilin e grumbulloi në listën paraprake për kualifikueset e Rusi 2018, por jo në atë përfundimtare

Në librin e tij që është shkruar nga një gazetar danez, Bendtner fajëson për përjashtumin e tij nga kombëtarja Tomason me të cilin nuk ka një raport të mirë që nga fillimet e tij në kombëtare duke e akuzuar se ishte xheloz për të dhe se e kritikonte prapa krahëve të tij

‘Lord Bendtner’ zbulon se 4 ditë përpara debutimit të tij me skuadrën e Danimarkës në moshën 18 vjecare ishte dehur kaq shumë në një festë sa humbi edhe ndjenjat dhe se ishin miqtë që e cuan në shtëpi me një karrocë dore

‘Isha kaq keq  sa volla nga të gjitha anët dhe bëra pis pantallonat-vijon rrëfimin e tij Bendtner që shtoi se nuk kujton asgjë nga dita e parë e stërvitjes edhe pse Olsen nuk e mësoi për gjendjen e tij dhe mundi te debutojë ndaj Polonisë duke shënuar gol.

I blerë nga Arsenali kur ishte 16 vjec me statusin e premtuesit të madh, Bendtner ka shkruar shumë histori skandalesh në karrierën e tij për jetën e natës që bëhen dhe këtu përfshihet edhe dënimi për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo thyerja e nofullës së një taksisti

Sipas futbollistit,  pasioni për festat dhe jetën e natës nisu gjatë periudhës kur ishte pjesë e Birminghamit në 2006 ku ishte dhënë në formë huazimi, ku shtëpia e tij u kthye në një ‘vilë e Playboy’ ku shokët e tij të skuadrës kryenin raporte seksuale me femra të tjera, ndërkohë që vizitat në klubet e striptizmit ishin bërë mëse të zakonshme

Autobiografia e Bendtner flet edhe për diskutimet e tij me Henri te Arsenalin dhe varësinë e tij nga kumari, arriti të humbasë 270 mijë Euro brenda një nate

Sfidanti.al