Rrëfimet e Drenthes: Kam 7 fëmijë me 4 gra të ndryshme, por tani jam single

Yll futbolli në moshën 18 vjecare, i blerë nga Reali I Madridit në moshën 20 vjecare për t’u larguar në moshën 23 vjecare. Karriera e Royston Drenthe ishte një vetëtimë në të gjitha kuptimet. Por ajo që dukej se ishte fati I një jete të tërë, kalimi te Reali i Madridit e shënjoi jetën e tij.

Pas asaj eksperience, futbollisti holandez është aktivizuar në skuadra jo të një niveli të lartë dhe tani në moshën 33 vjecare pas një tërheqje të pare dhe një karriere si rapper, ka nënshkruar një kontratë me Racing Murcia, skuadër e Tercera Division, Divizioni i Katërt në futbollin spanjoll.

Për këtë fajin e ka edhe një jetë e përjetuar prej tij jo në mënyrë profesioniste.  Dhe rrëfimet e tij e shpjegojnë më së miri këtë, por duhet thënë se Drenthe po jeton me shumë buzëqeshje. Drenthe dha një intervistë për programin ‘El partidazo de Cope’, ku foli për aventurën e tij të re, por edhe për jetën e tij të crregullt

‘Kam 7 fëmijë me 4 gra të ndryshme, por tani jam single-tregon Royston Drenthe që nga fotot më të fundit të tij kishte edhe disa kg më tepër-duhet të marr veten pak nga pak, por nuk jam në gjendje të luaj. Mendoj se duhet të humbas 3 kg. Por të hënën nis dieta. Për fat të keq, po ha shumë, tetot e mia gatuajnë shumë mirë’.

Sfidanti.al