Gareth Bale vazhdon të jetë një problem për Realin e Madridit

Kalimi i Gareth Bale te Tottenham në muajin shtator, lehtësoi Realin e madridit që largoi futbollistin më të paguar, por që nuk llogaritej nga Zidane në skemat e tij. Bale u largua në formë huazimi te Tottenhemi, klubi nga I cili Reali e mori atë vite më parë dhe që i paguan gjysmën e pagës së lartë të futbollistit.

Perspektiva e të dy klubeve është që Bale të qëndrojë te Tottenham deri në përfundim të kontratës në vitin 2022, por realiteti thotë që uellsiani nuk i realizoi pritshmëritë e krijuara nga klubi anglez për të duke nisur që nga Mourinho, ai që e vlerësonte kaq shumë.

Tottenham nuk duket se ka ndërmend të mbajë Bale që po pëson dëmtie të njëpasnjëshme dhe që ka shënuar 3 gola në 11 ndeshje. Padyshim Gareth Bale po rezulton një dështim në Londër ku pritej shumë prej tij me uellsianin që është hija e atij futbollisti që shkëlqeu te Tottenham

Rikthimi I Bale do të jetë një problem i madh për Los Blancos që po mendonin të siguronin të ardhura të mira nga shitja e kartonit të tij këtë verë, të ardhura që do t’i përdorte për blerje të reja. Tani me Tottenhamin që është gati ta kthejë në Madrid, Reali  duhet të nisë kërkimet për gjetjen e një destinacioni për Gareth Bale i cili përsa kohë që të jetë Zidane nuk dëshiron që të qëndrojë te Los Blancos, por duket se është i dispozuar të qëndrojë edhe 1 vit në Madrid pa luajtur, por duke marrë pagën prej 15 milionë Euro neto.

Sfidanti.al