Ronaldo modifikon testamentin, përfshin edhe Xhorxhinën

Xhorxhina Rodrigez do të jetë e përfshirë në testamentin e Kristiano Ronaldo. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja ABC sipas së cilës, sulmuesi portugez i Juventusit e modifikoi përsëri testamentin e tij duke shtuar edhe emrin e të fejuarës së tij spanjolle.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, burime pranë futbollistit konfirmojnë se Ronaldo është takuar me avokatin e tij për të mundësuar që e fejuara e tij të marrë me trashëgimi një pjesë të pasurisë së tij prej 300 milionë Eurosh.
Do të jetë nëna e Ronaldos, Dolores, ajo që do të administrojë gjithcka nëse futbollisti do të pësojë një vdekje të parakohshme që do të thotë se ajo do të administrojë pjesën e Xhorxhinës dhe e gjithë kjo vjen në një moment kur po flitet për raportet jo të mira të nënës së lojtarit me modelen

Disa burime ia atribuojnë këto problemeve diferencës në moshë mes tyre, Xhorxhina është 25 vjec, ndërsa Dolores 64, ndërsa të tjerë thonë se Xhorxhina ka shumë pak interes për të mësuar gjuhën portugeze,. Gjithsesi ajo ka raporte të mira me mbesën e Ronaldos, Alisian 20 vjece e cila së bashku me 2 nipër të futbollistit janë të përfshirë në testament

Nuk është hera e parë që Ronaldo modifikon testamentin e tij. Një gjë të tillë ai e bëri edhe në 2017 kur lindën edhe 2 binjakët e tij, në atë kohë lidhja e tij me Xhorxhinën së kishte filluar dhe ajo nuk ishte e përfshirë në testament

sfidanti.al