E konfirmon Tuhel; Nejmar nuk luan as ndaj Metzit

Nejmar nuk do të jetë në fushën e lojës këtë të premte në ndeshjen që Paris Sën Zhermeni do të luajë ndaj Metz në kampionatin francez të futbollit. Ai që e konfirmoi ishte vetë trajneri i kampionëve të Francës, Tomas Tuhel në konferencën për shtyp të mbajtur një ditë përpara kësaj sfide.

‘Nejmar nuk do të udhëtojë me skuadrën pasi situata e tij është e njëjtë si përpara ndeshjes me Tuluzën-tha Tuhel.
Ndërsa Barcelona dhe Paris Sën Zhermeni i kanë intensifikuar bisedimet në lidhje me të ardhmen e sulmuesit brazilian, trajneri Tuhel vendosi që të lërë 27 vjecarin jashtë skuadre edhe në sfidën e radhës në Ligue 1 ashtu sikurse ndodhi edhe ndaj Ren dhe Tuluzës.

Në tratativat mes Barcelonës dhe PSG është përmendur dhe emri i Dembelesë që shihet si lojtari kyc në mbylljen me sukses të tratativave për Nejmar dhe Tuhel nuk e evitoi pyetjen për sulmuesin francez
‘Sigurisht që e njoh mirë Dembelenë, por ju e dini që nuk flas kurrë për futbollistë që janë pjesë e skuadrave të tjera-tha trajneri i Paris Sën Zhermenit

sfidanti.al