Tani është zyrtare, Okon firmos me Renault për 2 vjet

Konfirmimi zyrtar i qëndrimit të Valteri Botas te Mercedes pati një efekt të menjëhershëm te Sebastian Okon që kaloi te skuadra e Renault për sezonin e ardhshëm. Francezi që ishte në një duel të fortë me Botas për një vend te Mercedes për të garuar përkrah Ljuis Hamilton, pas zyrtarizimit të Botas, firmosi me Renault ku do të formojë një skuadër më Daniel Ricciardon, një kontratë 2 vjecare.

‘Jam i nderuar që bëhem pilot i Renault-tha Okon-U rrita si pilot në Enston me Lotusin, për të përjetuar kthimin te Renault. Jam shumë i lidhur me këtë skuadër dhe ata që punojnë në të. Ishin ata që më hapën dyert e sporteve motoristike të nivelit të lartë. Jam shumë i lumtur që një skuadër me ambicie të mëdha vendosi që të më japë mundësinë që të tregoj aftësitë e mia në Formula 1. është një përgjegjësi që e marr me shumë seriozitet, por besimi që gëzon skuadra tek unë është një motivim për mua. Mezi po pres të jap më të mirën time dhe të garoj në Formula 1’.

sfidanti.al