Riki Rubio dhe e dashura e tij misterioze imitojnë puthjen e Kasijas e Sara Karboneros

Festimi i titullit botëror në basketboll për meshkuj në Madrid pati një moment që u bë shumë mediatik. Ishte pikërisht casti kur një prej protagonistëve të Botërorit, Riki Rubio puthi të dashurën e tij pikërisht në mes të turmës. Është një prej puthjeve që ka pasur shumë impakt në rrjetet sociale dhe që mund të përkufizohet pasuesja e denjë e puthjes së famshme që Iker Kasijas i dha gazetares Sara Karbonero që në atë kohë dilnin fshehurazi , pas fitore së Kupës së Botës në Afrikën e Jugut

sigurisht Riki rubio është një sportist që e ruan privatësinë e tij. por paraqitja e bërë prej tij në Botërorin e Kinës e shndërruan atë në një prej sportistëve më të preferuar në Spanjë, ndërkohë që interes ka ngjallur edhe e dashura e tij, një vajzë e re nga Barcelona qpor që po e ruani mirë anonimatin. Është ndoshta pikërisht kjo arsyeja që puthja e ciftit tërhoqi vëmendjen e disa kamerave për ta shndërruar atë  në një ikonë, një puthje që do të konkurrojë me atë të Kasijas dhe Karboneros.

sfidanti.al