Barcelona ka gjetur yllin e radhës, Fati debutuesi më i ri i saj në Champions

Ansu Fati vijon të shënojë rekorde në këtë fillim sezoni për skuadrën e Barcelonës. Adoleshenti tashmë ka shkruar emrin për skuadrën blaugrana në arenën evropiane dhe më konkretisht në Ligën e Kampioneve pasi është debutuesi më i ri në historinë e kampioonëve të spanjës në kompeticionin më të madh evropian për klube.

Rekordin e mëparshëm në këtë pikë për katalanasit e mbante Bojan Kërkic i cili debutoi në ligën e Kampioneve me fanelën blaugrana në 19 shtator të 2007 në sfidën me Olimpikun e Lionit kur ishte vetëm 17 vjec e 22 ditë. Ansu Fati që është 16 vjec, 10 muaj e 14 ditë e sheh veten edhe në dhjetëshen e debutuesve më të ri në të gjithë historinë e Ligës së Kampioneve dhe në këtë rast rekordi i takon Babajaros që debutoi me Anderlehtin kur ishte 16 vjec e 2 muaj.

sfidanti.al