Pique dhe Shakira; kur dashuria nuk njeh kufi

Gerard Pique dhe Shakira tashmë kanë 7 vjet të lidhur, megjithatë këngëtarja kolumbiane e kujton ende ditën kur ajo është njohur me futbollistin e barcelonës dhe përfaqësueses spanjolle. Në një intervistë për të përjavshmen gjermane ‘Bunte’, artistja 40 vjecare tregon se takimi i parë me Pique ka qenë për xhirimin e hitit ‘Waka waka’ të Botërorit 2010 për ta parë më pas në Los Angeles; ‘Ai moment ishte si një goditje rrufeje-kujton Shakira-ishte pikërisht ai çasti që ndryshoi jetën time’.

Tani që kanë kaluar kaq vjet dhe duke qenë se çifti ka edhe 2 fëmijë, cdokush mendon se diçka nga magjia e fillimit është humbur, por Shakira deklaron krejtësisht të kundërtën. ‘Në ditët e para e kishim magjinë dhe çdo ditë mësova të njihja këtë person të mrekullueshëm dhe e di cfarë? Nuk e kemi braktisur ende këtë fazë-vijon Shakira-bashkëjetesa me Gerard është e mrekullueshme dhe më befason  dita ditës. Ai është një njëri i jashtëzakonshëm dhe një baba fantasik. Dashuria ime për të rritet cdo ditë e më shumë’.

sfidanti.al