‘Përpjekje e bukur’: Përgjigjja e Rami kur u pyert për lidhjen me Pamela Anderson

Në Francë të gjithë e prisnin me kureshtje prezantimin e Adil Rami si futbollist i Olympique të Marseille. Kohët e fundit mbrojtësi francez u bë protagonist i kronikave rozë për një lidhje të mundshme me Pamela Anderson, protagonistja e njohur e serialit ‘Baywatch’ dhe gazetarët nuk ngurruan të bëjnë një pyetje për këtë histori. ‘A do të kemi mundësi të shohim Pamela Anderson në ‘Velodrom’?-ishte pyetja e një prej gazetarëve të pranishëm në konferencën për shtyp të Rami i cili duket se e mori me humor për t’u përgjigjur më pas. ‘Nuk e di cfarë të them-deklaroi mbrojtësi-e kam mësuar leksionin, kjo është pjesë e jetës sime private, por unë jam këtu për të folur për futbollin. Gjithsesi, një përpjekje e bukur kjo!’. Kështu tani cdokush do të kushtojë më shumë vëmendje shkallëve të ‘Velodrome’

sfidanti.al