Një yll takon yjet, Xhastin Biber stërvitet me “Jashtëtokësorët” e Barçës

Xhastin Biber është një nga këngëtarët më të shquar sot për sot. Vetëm 22 vjeç ka bërë emër të madh në muzikën pop, ndërsa gjithmonë dëshiron të provojë përvoja të reja. Njëra prej tyre, ose siç thuhet në zhargonin e sotëm “diçka ndryshe”, ishte edhe një seancë stërvitore me yjet e Barcelonës. Biber shkoi dhe takoi Mesin, Nejmarin apo Suarezin, pa dyshim edhe Rakitiçin, Iniestën apo Pikenë, dhe provoi të gjuante penallti.

Siç shkruajnë gazetat spanjolle, këngëtari e dërgoi topin një herë “tek tifozët”, por herën e dytë shënoi. Nuk dihet nëse me meritë apo ia lanë vetë. Sido që të ketë ndodhur, nuk ka asnjë problem, pasi ai është “nallban” në futboll, ndërsa ia arriti qëllimit që të kënaqej.