Në Lisbonë, Kristiano Ronaldo blen një shtëpi prej 7.2 milionë Eurosh

Blerja është bërë para një viti, por lajmi publikohet vetëm në këto orë të fundit. Kristiano Ronaldo ka blerë një apartament me vlerë prej 7.2 milionë Euro në Lisbonë që përbën edhe një rekord  përsa u përket shitjeve të pasurive të patundshme për qytetin luzitan. Apartamenti ndodhet në 2 katet e fundit të një ndërtese luksoze në Rua Castilliho dhe ka një sipërfaqe prej 288 m2 e për më tepër ndodhet shumë pranë lagjes ku është rritur sulmuesi I Juventusit.

Apartamenti ka 3 suita, dhomë ndenjeje, dhomë ngrënie, spa me sauna dhe xhakuzi, palestër, sallë kinemaje, por që do të jetë në dispozicion të Ronaldos vetëm në shkurt të 2021, kjo sepse ylli portugez I Zonjës së Vjetër ka kërkuar t’I bëhen disa modifikime që do të përfundojnë vetëm pas 1 viti.

Sfidanti.al