Messi iranian në telashe; e denoncojnë se ka fjetur me 23 vajza

Quhet Reza Parastesh por të gjithë e njohin si Messi iranin për ngjashmërinë e madhe në aspektin fizik me yllin argjentinas të futbollit botëror. Duket se kjo e ka ndihmuar shumë atë në aspektin sentimental pasi sipas medias në Iran ai ka bërë për vete 23 vajza duke kryer edhe marrëdhënie intime me to, një lajm ky që është përgënjeshtruar me forcë nga Reza Parastesh.

‘Është bërë i ditur një lajm i tmerrshëm-tha Messi i rremë-ju lutem mos luani me reputacionin dhe kredibilitetin e njerëzve. nëse ky lajm do të ishte i vërtetë, unë do të isha në burg në këtë moment. Do të bëj gjithcka mundem nëpërmjet rrugëve ligjore për të luftuar ata që hedhin baltë mbi emrin tim’

sfidanti.al