Fetel nuk dorëzohet: Në Austri duhet perfeksion, dua të fitoj

Mercedes po dominon totalisht sezonin në Botërorin e Formula 1, por te Ferrari askush nuk ka ndërmend të dorëzohet. Ndalesa e radhës së kampionatit është në Austri dhe padyshim objektivi i Kokëkuqes italiane dhe pilotëve të saj është që të fitojnë garën gjë që e theksoi edhe Sebastian Vettel.

‘Gara e Austrisë u pëlqen të gjithëve-tha piloti gjerman i Ferrarir-padyshim është një pistë ku do të më pëlqente të fitoja. Në këtë garë jam ngjitur në podium, por asnjëherë në shkallën më të lartë të tij. Dua të tentoj të fitoj’.
Vettel pranoi gjithashtu se skuadra duhet të jetë perfekte në cdo aspekt për ta arritur objektivin e saj.

‘Në këtë pistë duhet bërë cdo gjë në perfeksion edhe pse është një garë e shkurtër dhe se ajo përshkohet në pak më shumë se 1 minutë-vijoi Fetel-edhe këtu është me rëndësi zënia e një pozicioni të mirë në vijën e startit në provat e së shtunës për të zhvilluar një garë të mirë të dielën’

sfidanti.al