Messi ben ‘tripleten’; vjen ne jetë djali i trete, Ciro

Lionel Mesi bëhet sërish baba. Bashkëshortja e yllit argjentinas të Barcelonës, Antonela, solli në jetë djalin e tretë të tyre, Ciro, lajm ky që u kofirmua në mënyrë indirekte edhe nga vetë Barcelona në një komunikatë për shtyp. Klubi katalanas nëpërmjet kësaj komunikate bëri të ditur lënien në castet e fundit jashtë skuadre për ndeshjen me Malagën të Mesit për arsye personale duke shtuar se vendin e tij e mori Jerri Mina.

Vetë Mesi komunikoi lajmin e gëzuar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram kur publikoi një foto të dorës së vogëlushit të shoqëruar me mesazhin; ‘Mirësevjen Ciro! Falë Zotit gjithçka shkoi shumë mirë. Ai dhe nëna e tij janë shumë mirë. Jemi shumë të lumtur’

Me pak fjalë, familja Mesi shtohet me një tjetër fëmijë të gjinisë mashkullore. Pas Tiagos dhe Mateos, sulmuesi 30 vjeçar tani do t’i gëzohet edhe Ciros, një emër të cilin cifti e zgjodhi në nder të Horasio Demian Pertusit, liderit të bandës muzikore argjentinase Attaque 77 dhe që njihej ndryshe me pseudonimin ‘Ciro’.

sfidanti.al