Maxi Lopez sulmon Wanda Nara: Është e pandërgjegjshme! Për faj të saj kam dy fëmijë me Covid

Shpërthejnë polemikat mes Maxi Lopez dhe ish bashkëshortes së tij Wanda Nara. Futbollisti argjentinas në një intervistë që u publikua te disa të përditshme spanjolle mes të cilave edhe AS, zbuloi pozitivitetin e 2 prej fëmijëve të tij, Benedicto dhe Constantino, ndërsa më i madhi i tyre Valentino rezultoi negativ

Maxi Lopez zbuloi gjithashtu se edhe Juan Icardi, babai i Mauros, ka rezultuar pozitiv në testet për coronavirus ashtu sikurse Isabella, vajza e vogël e Mauro Icardit e Wanda Narës.

Pas pozitivitetit me Covid të Icardit, Wanda Nara me një postim në Instagram pohoi se të gjithë janë mirë dhe se vetëm Mauro doli pozitiv në testet me tampon, ndërsa Maxi Lopez pohoi të kundërtën. ‘Jam i indinjuar, kjo grua është e pandërgjegjshme-tha Maxi Lopez-kam dy fëmijë pozitive me Covid për faj të saj. I thashë që nuk duhej të shkonte në Ibiza duke e paralajmëruar se kush kthehej që andej ishte i prekur nga coronavirusi’.

Janë këto fjalë të ashpra që me shumë mundësi do të sjellin edhe reagimin nga ana e familjes Icardi.

Sfidanti.al