Pas Muriqit një tjetër shqiptar për klubin e kryeqytetit të Italisë. Presidenti Lotito dhe drejtori sportiv, Igli Tare, janë hedhur sërish në sulm për Marash Kumbullën, të paktën siç informojnë mediat italiane. Mbrojtësi i Veronës është dëshira tjetër e madhe, por problemi janë paratë sepse sipas “La Gazeta delo Sportit”, Lacio nuk ka shumë mundësi ose dëshirë për të shpenzuar. Oferta e bërë më herët ishte 16 milionë euro plus kartonin e një lojtari (Andre Anderson), por Verona e hodhi poshtë. Sa për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, për të do të ishte mirë edhe nëse do të shkonte tek Lacio, edhe nëse bashkohej me Interin.
Sfidanti.al