Lavezzi; një karantinë pasanikësh, shpenzoi 1.5 milionë Dollarë

Ezekiel Lavezzi jetoi një periudhë karantinimi prej milionerësh. Argjentinasi që para pak muajsh i tha lamtumirën futbollit i kaloi 2 muajt e izolimit në Karaibet franceze në Saint Barth bashkë me të fejuarën e tij Natalia Borges, për të fluturuar më pas në Saint Tropez ku ndodhet ende. Sipas raportit LAM, qëndrimi në ishullin e parajsës mes komoditeteve luksoze dhe verërave të shkëlqyer i kanë kushtuar Lavezzit plot 1.5 milionë Dollarë

Mësohet se Cdo javë akomodimi i Lavezzit dhe të dashurës së tij në brigjet franceze ka kushtuar 175 mijë euro, ose 25 mijë Euro në natë. kësaj i shtohen edhe shpenzimet ekstra të ish futbollistit në një vend akomodimit të klasit të lartë. por ka një gjë që Lavezzi ka mësuar gjatë qëndrimit të tij në Evropë, shija e rafinuar për jetën e bukur. Verërat ekskluzive që shërbeheshin në tavolinën e tij e kalojnë cdo lloj page të punonjësve të thjeshtë argjentinas, pasi cdo shishe kushtonte nga 400 në 4000 Euro

Përpara pak ditësh, Lavezzi shkoi i vetëm në Saint Tropez ku është takuar me disa prej ish shokë të skuadrës te PSG si Verratti e Marquinhos dhe duket se e ka harruar historinë e shëmtuar për tentativë shantazhi me foto intime.

sfidanti.al