Futbollisti merr pjesë ne ‘Love Island’; klubi e mëson nga…televizori

Futbolli dhe spektakli është shndërruar në një binom të pathyeshëm dhe janë të shumtë futbollistët që e bëjnë gjithcka për ta konfirmuar këtë teksa janë të ftuar në spektakle të ndryshëm, hyjnë në lidhje dashurie ose martohen me shoëgirl e moderator. Por ka edhe nga ata që në fund të karrierës së tyre tundohen shumë nga ‘reality shoë’. Sigurisht, ky I fundit është një opsion vetëm për ata që kanë varur tashmë këpucët në gozhdë duke qenë se është shumë e vështire të përputhësh praninë në fushën e lojës me atë në television në një program ku je i monitoruar në 24 orë.

Por kjo duket se nuk I shkoi në mendje Fin Tap, mbrojtësit të Oxford City. Në fakt futbollisti është një prej konkurrentëve të reality shoë të njohur britanik ‘Love Island’. Dhe c’është më e keqja, Tap as nuk njoftoi klubin e Oxfordit për këtë aventurë të tij të re në botën e spektaklit.

Në fakt drejtuesit e Oxfordit duket se e mësuan dicka të tillë teksa panë episodin e ri të këtij reality shoë, me futbollistin që u dërguë në Afrikën e Jugut për të barazuar numrin e personave beqarë me  ata që janë në cift

‘Klubi nuk ishte në dijeni të pjesë marrjes së Fin tap te ‘Love Island’. Mosnjoftimi është pjesë e protokollit për pjesëmarrësit. E kuptojmë situatën dhe I urojmë Fin Tap fat në këtë spektakël-kështu lexohet në postimin e skuadrës së Oxfordit që mesa duket I zhgënjeu të gjithë ata që prisnin një ‘tërheqje veshi’ për mbrojtësin, kur ndodhi e kundërta.

Në fakt klubi, duke ditur që publiciteti është shpirti I tregtisë, përfitoi dhe postoi një video të golit të Tap në ndeshjen kundër Ueldstonit përpara 2 javësh. ‘A do të shënojë ai edhe në Love Island?-ishte pyetja e ngritur nga social media manager I Oxford City dhe në Angli janë në pritje të episodeve të radhës për të mësuar përgjigjen.

Sfidanti.al