Pjesëmarrja në Rally Dakar kërkon një kurajo dhe shpirt aventure duke marrë parasysh rreziqet që mbart dhe fituesit e këtij kompeticioni sigurisht që marrin edhe përfitime financiare. Organizatorët e këtij kompeticioni investon në këtë pikë duke vendosur shpërblime dhe për këtë vit shifra e përcaktuar ishte 263 mijë Euro; nga këto 192500 Euro janë për pilotët e motorëve dhe motorëve kuad dhe 71 mijë Euro për makinat, kamionët dhe mjetet SSV.
Sigurisht që këto shpërblime shpërndahe sipas cdo kategorie në mënyra të ndryshme. Kështu, fituesit e renditjes së përgjithshme në kategorinë e motorëbe dhe kuadëve marrin një shpërblim financiar të konsiderueshëm, ndërsa ata në kategorinë e makinave dhe kamionëve jo. Për këta të fundit është rezervuar si cmimi, trofeu I famshëm dakarian, makina e modelit ‘Touareg’, një cmim që Carlos Sainz, kampioni I këtij viti për makina e ka fituar edhe 2 herë të tjerë më parë në 2010 dhe 2018
Sfidanti.al