Le të mos nxitohemi, pasi ende nuk dihet nëse do të jetë i dënuar nga klubi apo jo. Për momentin, Aleksander Nyber, portieri dhe kapiteni i Shalkes, është i dënuar nga liga e futbollit pas kartonit të kuq që mori për “kung funë” disa ndeshje më parë. Në mungesë të tij, Shalke nuk pati probleme dhe arriti një fitore të rëndësishme 2-0 në fushën e saj ndaj Borusias së Mynshengladbahut, njërës prej kryesueseve të Bundesligës.
Rifillimi i sezonit ishte pra me të papritur, ndonëse Lotar Mateus e kishte theksuar se nuk e mendonte Gladbahun si pretendente serioze për titull. Golat u shënuan në pjesën e dytë nga Suat Serder në 48’ dhe Mikael Gregoriç në 58’. Suksesi e ngjit Shalken në vendin e katërt me 33 pikë, pra me pikë të barabarta me Bajernin, ndonëse bavarezët ende nuk e kanë luajtur ndeshjen në fushën e Hertës. Gladbahu mbetet në vend të dytë me 35 pikë, por Lajpcigu (37 pikë) ka mundësi të nisë shkëputjen. Përsa i përket portierit dhe kapitenit Nybel, me gjasë ai do të jetë sërish i dënuar pasi vendosi të largohej në verë tek Bajerni.
Sfidanti.al