David e Victoria Beckham të shqetësuar për Brooklyn: Tashmë është bërë…

David dhe Victoria Beckham ishin të parët që iu gëzuan fejesës së djalit të tyre të madh Brooklyn me aktoren Nicola Peltz. Ish anëtarja e Spice Girls e miratoi menjëherë lidhjen e tyre duke u vetëofruar të organizojë dhe planifikojë martesën e tyre deri në detajet më të vogla

Por kohët e fundit duket se Brooklyn e ka ekzagjeruar në shfaqjen e dashurisë së tij për Nicolën e tij; në fillim bëri tatuazh sytë e së fejuarës dhe më pas një letër që Nicola ia kishte shkruar si bashkëshortja e ardhshme. Një burim pranë familjes tregoi për Heat Ëorld se cifti Beckham është shqetësuar kur sheh sa I dhënë është djali I tyre pas Nicolës

‘Victoria ka investuar shumë në karrierën e Brooklyn  dhe markën e tij duke u përpjekur ta ndihmojë e duke I dhënë akses te persona të njohur. Por tani është I dhënë totalisht ndaj Nicolës dhe ata që të dy sillen sikur të jesh I bukur është një profesion. Frika më e madhe e Victorias është se Nicola do të mërzitet me të për shkak të mungesës së objektivave dhe qëllimeve për jetën e tyre. Ajo është gjithcka ai ka tani. Është bërë thuajse një zgjatim I Nicolës dhe si Victoria ashtu edhe David kanë frike se kjo do të mbarojë dhe se mund të bëhet një rast I dëshpëruar. E dinë që Nicola është njësoj e dhënë pas Brooklyn dhe se nuk ka ndërmend t’u japë fund gjërave. Por duke qenë se janë prindërit e tij, është e natyrshme që janë të shqetësuar. Po përpiqen të flasin me të për ta bindur me butësi që të bëhet pak më I pavarur. Por Brooklyn është shumë I dashuruar dhe nuk shqetësohet për atë që mendojnë të tjerët. Thotë se nuk ka nevojë për miqtë e tij nëse ka Nicolën-tha burimi pranë familjes Beckham.

Sfidanti.al