Coronavirus, Michela Persico: Unë e Rugani presim një fëmijë, tani kam frikë

Ditët e gëzimit në shtëpinë Rugani, janë kthyer në momente frike. Michela Persico, e fejuara e mbrojtësit të Juventusit, ka rezultuar pozitive në testet për coronavorus, por në të njëjtën kohë ajo bëri të ditur se është shtatzënë.

‘Unë e Daniele presim një fëmijë-tha ajo për revistën ‘Chi’-as nuk mundem të flas për këtë, mjekët më siguruan, por tani kam frikë. Nuk mund të takoj asnjë, por do t’ia dal mbanë’

Mesa duket Michela Persico ka hyrë në muajin e katërt të shtatzënisë dhe aktualisht është në izolim në banesën e saj, ndërsa Daniele Rugani po e kryen karantinën e tij në ‘J Hotel’

‘Daniele nuk kishte simptoma, kur papritur iu rrit pak temperature-vijon tregimin Michela Persico-nuk ishte ndonjë gjë e madhe, por nisëm kontrollin. Pozitiv. Por ai ndihej mirë.As unë nuk kam simptoma dhe jam mirë. Por në këtë moment duhet të kuptoj se cfarë do të ndodhë. Shpresoj që virusi të mos ndikojë te shtatzënia. Mjekët më siguruan se nuk do të duhet të kem probleme, por vihuni në vendin tim; kam një frikë të madhe’.

Sfidanti.al