Xhixhi: nga “funerali i tij” tek ..funerali i lojës së Juventusit

Nuk është tipi që fshihet Xhixhi Bufon dhe për këtë nuk dyshon askush në Itali. Këtë radhë, edhe pse ka arsye për të festuar paraqitjen mbresëlënëse me Lionin, kapiteni i Juventusit i bie kambanës së alarmit për shokët e tij të ekipit: “ Nëse kemi një pretendim real për të shkuar në majën e Europës,  ne duhet të përmirësohemi, sepse ajo që po bëjmë nuk mjafton”.  Në mjediset e Juves, kur flet një si Xhixhi, të gjithë e kuptojnë mirë mesazhin. Edhe pse triumfi me Lionin ka qënë i dukshëm në planin personal, Bufon, ka një merak për atë që ndodh në lojë.

Je i pakënaqur me atë që ndodhi? “A  mund të kemi siguri nesër, në një ndeshje tjetër delikate, që të fitojmë duke pritur një penallti dhe duke shënuar një gol si ai i Kuadratos?  Në futbollin e sotëm vendosin edhe episodet, por një ekip si Juventus ka një filozofi tjetër”.

Kur e pyesin për Milanin e trajnerit Montela, gardiani i Juventusit ka logjikën e tij të krahasimit: “ Më kujton projektin e Juventusit disa vite më parë.  Ata kanë nevojë vetëm për kohë dhe për eksperiencë”.

Po portieri  Donaruma? “ Ai ka reflekse dhe është tepër inteligjent.  Nuk ka dyshim se do të bëj histori në rolin e tij”.

Xhixhi, po vjen ndeshja me Napolin dhe Juventusi duhet të ketë kujdes nga letargjia që e zuti me Interin? “ Nëse në një moment të tillë, arrin të fitosh me një ekip si Napoli, do të jetë një goditje e bukur për sigurinë psikologjike”.

Cila është mbresa për sulmuesin Higuain? “ Profesionalizmi dhe pozitiviteti janë dy armët e tij të spikatura.

Disa ditë më parë bëtë ironi me “funeralin tuaj” në portë,  në fakt, si shikoni nga e ardhmja?

Disa më kanë paracaktuar rolin e trajnerit, por, të them të drejtën, nuk më pëlqen me përditshmërinë e tij. Do të doja më shumë liri për të bërë edhe gjërat që dua.  Nuk i dihet, nuk flas dot me siguri se Italia akoma nuk e ka gjetur se cili do të jetë pas trajnerit Ventura.