Zikaltrit po shpejtojnë për të zëvendësuar izraelitin Khalaili, që dështoi në vizitat mjekësore. Pëlqehet lojtari i Bregut të Fildishtë, por ka edhe dy alternativa të tjera. Interit, pas “Jo”-së së Palestra-s dhe polemikave me agjentin e tij, iu desh të pranonte edhe dështimin për transferimin e Anan Khalaili. Rinis kështu sulmi zikaltër për krahun e djathtë, për t’i dhuruar trajnerit Chivu atë që do të jetë zëvendësuesi i Dumfries, që ka kaluar te Real Madrid.
Sipas “Corriere dello Sport”, drejtuesit e Interit kanë shumë besim se do ta gjejnë shpejt lojtarin e krahut. Ideja e parë është Guela Doue i Strasburg, klubit francez që kërkon më shumë se 30 milionë euro për 23-vjeçarin. Lojtari nga Bregu i Fildishtë ndiqet edhe nga Milani dhe duket se do të jetë një derbi në merkato. Milani ndërkohë po përpiqet të sistemojë së pari krahun e majtë, me ikjen e Estupinan dhe ardhjen e mundshme të Mazraoui. Interi ndërkohë po sheh edhe profile të tjera.
Një emër i vlerësuar nga klubi zikaltër është ai i ish-lojtarit të Genoa, Djed Spence. Anglezi, protagonist edhe në Botëror, ka kontratë me Tottenham deri në 2029-ën, por nëpërmjet agjentëve e ka hapur rrugën për një tratativë mes klubeve. Në listën e Interit është edhe Nahuel Molina, aktualisht tek A

