Van Dajk: Është koha që “Topin e artë” ta fitojë një mbrojtës

Një nga kandidatët më seriozë që ta fitojë “Topin e artë” të këtij sezoni,është stoperi i Liverpulit, Virxhil Van Dajk, që thotë se ka ardhur koha që “Topin e artë” tani ta fitojë një mbrojtës.

“Ka ardhur koha që të bëhenndryshime sa i përket dhënies së ‘Topit të artë’. Unë e kuptoj se mëlehtë që ta fitojnë atë e kanë sulmuesit, sepse, fundi i fundit, ata i bëjnë edhe golat. Sidoqoftë, nuk është tamam kështu dhe ca gjëra duhet të ndryshojnë. Mua ma përkëdhelin sedrën, kur njerëzit thonë se edhe unë duhet të jem kandidat për ta fituar këtë çmim të rëndësishëm. Megjithatë, unë nuk kam asnjë ndikim sa i pëket dhënies së këtij çmimi, kështu që mua më takon vetëm që të përqendrohem te sezoni i ardhshëm”, deklaroi futbollisti kampion i Liverpulit.

Sfidanti.al