Klajverti kthehet në Barcelonë, por në rol të ri…

Legjenda holandeze e futbollit, Patrik Klajvert, ndodhet në rrugën që të kthehet tek ish-klubi i tij i Barcelonës, ku atij, sikurse thuhet, do t’i caktohet një detyrë interesante, por ndërkohë shumë e rëndësishme.

Gazeta katalonjase “Sport” shkruan se Klajverti është favorit që të bëhet drejtor i shkollës sëfamshme të futbollit të klubit barcelonas, “La Masia”.Thuhet se kanë mbetur vetëm disa detaje që Klajverti ta marrë përsipër edhe zyrtarisht detyrën e re.

Në fakt, Patrik Klajverti nuk do të jetë vetëm në shkollën e lartpërmendur, pasi ai do të ketë në krah Çavi Rokën që e njeh mjaft mirë strukturën e shkollës, më saktë të akademisë së mësipërme të Barcelonës, ndërkohë që ndihmës ai do të ketë edhe Aleks Garsian, ndërsa si koordinatorë: Zhordi Roura, Aurelio Altimira dhe një tjetër, emri i të cilit do të bëhet i ditur më vonë.

Klajverti kaloi gjashtë sezone mjaft të mirë te Barcelona gjatë viteve 1998-2004.

Sfidanti.al