Urim nga Maqedonia, Jasir Asani i jep fitoren Partizanit në ditëlindje

Partizani arriti një fitore tepër të rëndësishme në Superligën shqiptare duke mundur Kamzën dhe duke e parakaluar në renditje. Skuadra kryeqytetase triumfoi 2-1 në stadiumin “Selman Stërmasi”, falë dy golave të shpejtë të shënuar nga sulmuesi Jasir Asani. Shqiptari nga Maqedonia shënoi në minutën e 7-të dhe pastaj në minutën e 23-të, duke i bërë një dhuratë Partizanit me rastin e 72-vjetorit të themelimit të klubit.

Gjithsesi, suksesi nuk ishte aq i lehtë, pasi skuadra mike reagoi dhe shkurtoi diferencën e golave që në pjesën e parë, pas rrjetës së realizuar nga sulmuesi Sebino Plaku. Me këtë fitore, Partizani arriti në kuotën e 27-pikëve, duke u ngjitur në vendin e pestë, një pikë pikërisht mbi Kamzën.

Sfidanti.al