Kampionët nuk kanë ndërmend të dorëzohen aq lehtë. Përkundrazi, një Juventus i tillë mund t’i fusë frikën edhe një skuadre të madhe si Napoli, sidomos kur arrin fitore si kjo ndaj Sasuolos. Në stadiumin e Torinos u shënuan 7 gola, që të gjithë nga vendasit, që duken në formë të madhe në prag edhe të rifillimit të Ligës së Kampionëve.
Të besuarit e trajnerit Masimiliano Alegri patën lojë të rrjedhshme dhe u duk se merreshin kuptoheshin me sy mbyllur. Sami Kedira shënoi dy gola në pjesën e parë, kur rrugën e rrjetës e gjetën edhe Aleks Sandro dhe Miralem Pjaniç. Pas pushimit ishte radha e sulmuesit kryesor të skuadrës, Gonzalo Higuain. Argjentinasi realizoi tri herë, duke qenë vetëm një gol larg Paulo Dibalës, shënuesit më të mirë të Juventusit këtë edicion.
Kampionët duket se kanë një potencial shumë të madh sidomos ofensiv, pasi janë ekipi me më shumë gola në kampionat, 59, dy më shumë se Lacio. Trajneri Alegri shpreson që kjo formë e mirë ta ndihmojë, jo vetëm të mposhtë konkurrencën e Napolit në Serinë A, por edhe të fitojë duelin
Sfidanti.al