Tmerr në Beograd: Gobeliç, “faull për në burg”, i thyen këmbën kundërshtarit!

Crvena Zvezda me mundim të madh e kaloi raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve, duke mundur në Beograd në ndeshjen e dytë 2-1 Suduvan lituane, ndërkohë që ndeshja e parë kishte përfunduar 0-0.

Pra, ndeshja u fitua nga zvezdashët që u kualifikuan për në raundin e dytë kualifikues, por ajo ngjalli një pakënaqësi shumë të madhe midis lojtarëve të ekipit vizitor, për shkak të momentit “horror” në min. e 60-të. Mbrojtësi i djathtë i Zvezdës, Marko Gobeliç, bëri një nga ato “faullet për në burg”, sepse me plot kuptimin e fjalës ia theu këmbën lojtarit lituan Slavikas. Trajneri i klubit Suduva në fund tëndeshjes bëri menjëherë një ankesë pranë UEFA-s, duke kërkuar dënimin më të ashpër kundër mbrojtësit serb.

Sfidanti.al