Shitje për 474 milionë euro, Reali po bën diçka të padëgjuar

Plot 13 lojtarë mund të largohen nga “Santiago Bernabeu” këtë verë, gjithnjë nëse lista e presidentit Perez dhe trajnerit Zidan “zbrazet” e gjitha. Gazeta “Marka” informon se bëhet fjalë Reali mund të largojë më shumë se një formacion, duke nisur me portierin Kejlor Navas, e deri tek Bejli, Mariano e Hames Rodrigez, dhe shifra e plotë që pretendohet prej tyre është 474 milionë euro.

Nuk dihet sesa do të arrihet kjo gjë, por mund të thuhet pa frikë se asnjë klub në botë, që kur është krijuar futbolli e deri më sot, nuk ka pasur plane të tilla. Perez është i detyruar të veprojë shpejt sepse shpenzimet deri tani kanë arritur në 300 milionë euro, ndërsa parashikohet të rriten.

Ja lista e lojtarëve të transferueshëm dhe vlera e kartonit të tyre, sipas Realit: Kejlor Navas (10 milionë euro), Teo (25), Lukas Vaskez (25), Naço (30), Vajeho (12), Kovaçiç (40), Jorente (40), Isko (80), Sebajos (35), Bejl (80), De Tomas (25), Mariano (30), Hames Rodrigez (42).

Sfidanti.al