Mats Humelsi do të jetë ca kohë beqar në Dortmund

Shpesh thuhet “familja vjen e para”, por më shumë duhet nënkuptuar si “fëmija vjen i pari”. Kështu mendon edhe gruaja e ish-kampionit të botës, Mats Humels, që tashmë është transferuar nga Bajerni tek Dortmundi. Kati Humels natyrisht që është e lidhur me burrin e saj, por po ashtu ka detyrën të kujdeset për djalin e tyre, Ludvigun, dhe për këtë arsye, Humelsi mund të detyrohet të jetojë ca kohë si beqar në Dortmund.

“Mendoj se gjithkush e di që familja vjen e para, – shkruajti Kati në Instagram, – nuk ka nevojë të theksohet se prindi bën çdo gjë që fëmija të jetë mirë. Familja jonë e vogël do të jetë e bashkuar, por kur ke një fëmijë nuk mund të lëvizësh kaq lehtë lart e poshtë. Nuk dua që ta ndaj menjëherë Ludvigun nga ambienti me të cilin është mësuar dhe që i pëlqen. Në futboll ka gjithnjë lëvizje, por duhet të marrim masat e duhura që Ludvigu të ndihet mirë. Duhet të gjejmë shtëpinë e duhur”. Fillimisht u tha se Kati do të vazhdonte të mbetej në Mynih me djalin, ndërsa tani pyetja është se kur do të shkojë ajo në Dortmund?

Sfidanti.al