Salah, përse shqetëson tifozët e Liverpulit pikërisht tani!

Nuk dihet e ardhmja e “Faraonit”! Mohamed Salah ka refuzuar të qartësojë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, dhe lajmet nga mediat janë “për të shkulur” qimet e flokëve. Disa klube të mëdhenj të Europës, Reali i Madridit, Bajerni apo edhe Mançester Junajtidi besohet se “janë në radhë” për të, ndonëse pak besohet që Klop ta lejojë të forcojë një rival direkt si “djajtë e kuq”.

Nuk është çudi që sulmuesi egjiptian të zgjedhë largimin, ndërsa vjet Reali dështoi në përpjekjen për ta marrë. Gjatë këtij viti sportiv ka pasur edhe lajme në media mbi sherr të Salahut me Klopin, ndonëse këto duken më shumë si të “sponsorizuara”. Liverpuli e vlerëson në 200 milionë euro kartonin e 26-vjeçarit, dhe ndoshta Klopi do të bëjë një biznes të madh, siç bëri me Filip Kutinjon, kur i mori rreth 150 milionë euro nga Barcelona.

Sfidanti.al