Paratë e Kutinjos ndahen më dysh, për Serin e Di Marinë!

Barcelona duket se është dorëzuar në garën me Liverpulin për Filip Kutinjon. Klubi anglez besohet se nuk do të lëshojë “pe” deri në 31 gusht dhe do ta mbajë brazilianin, ndaj katalanasit i kanë ndryshuar planet. Rreth 120 apo 130 milionë euro që ishin parashikuar për t’u shpenzuar për Kutinjon, tani do të përfshihen në bisedimet për të marrë dy lojtarë të tjerë.

Emrat janë të njohur, Angel Di Maria dhe Zhan-Mishel Seri. Argjentinasi i Paris SG mund të arrihet, duke pasur parasysh se PSG mori Nejmarin, dhe se Di Maria mund të ketë dëshirë të luajë në krah të Mesit. Edhe Seri i Nisës, këshilluar nga Ksavi, është i arritshëm, dhe me mesfushorit 26-vjeçar ka një marrëveshje. Mungojnë, veçse, marrëveshjet me klubet, dhe Barcelona gjatë gjithë kësaj vere ka pasur përvojë të keqe në përpjekjet për të bindur ata që zotërojnë kartonët e futbollistëve.

Sfidanti.al