Kosova humbet përsëri, trajneri Bunjaki vetngushëllohet “po rritemi”

Nga ndeshja në ndeshje po dëshmojmë se po rritemi si skuadër dhe po luajmë me një pjekuri më të madhe. Në pjesën e parë luajtëm mirë dhe arritëm t’i neutralizojmë aksionet e kundërshtarit turk. Kishim edhe disa mundësi të mira nga kundërsulmet, por nuk patëm fat. Ndërkaq, pas dy golave të pësuar në fillim të pjesës së dytë gjithçka u bë më e vështirë. Sikur të mbaheshim pa pësuar gol edhe 15 minuta sigurisht se do të kishim më shumë hapësira për kundërsulme”, ka theksuar Bunjaki.

Sa i përket mos zëvendësimit të asnjë lojtari, Bunjaki është shprehur: “Kemi pasur mungesën e Bernard Berishës dhe disa të tjerëve. Mendoj se ka qenë e rëndësishme që t’i mbanim në lojë ata futbollistë që ishin me te shpejte..”