Gllazgou Rejnxhërs më në fund shpallet kampion i Skocisë!

Festa e një dite më parë nga ana e tifozëve sikur e ndolli atë që do të ndodhte sot. Gllazgou Rejnxhërs është më në fund kampion i Skocisë në futboll pasi barazimi i Sëlltikut në fushën e Dandi Junajtidit ia siguroi titullin edhe matematikisht. Pritej që “jeshilët” të fitonin dhe që Rejnxhërsi të provonte të shpallej kampion në derbin e vjetër javën e ardhshme, por nuk qe e nevojshme për të pritur kaq shumë.

Sëlltiku doli 0-0 dhe diferenca është 20 pikë pas 32 javëve të luajtura, 88 me 68 në favor të “policëve”. Ky ishte titulli i parë i Rejnxhërsit në një dekadë, dhe i 55-ti në histori duke vazhduar të jetë skuadra më e mirë në Skoci, madje me më shumë tituj edhe në Europë. “Rojtarët e pyllit” u detyruan të kalonin në një fazë të errët për shumë vjet që pas falimentimit që i zbriti në kategorinë e katërt. Fitore e madhe edhe për trajnerin Stiven Xherrard, një anglez në stolin e një skuadra skoceze, ndërsa tradita ka qenë e kundërt me të tillë si Bill Shenkli në drejtim të Liverpulit apo Sër Aleks Fergusonit tek Mançester Junajtidi.

Sfidanti.al