Bundesliga, alarm për dëmtimet; rreziku është rritur me 266%

Frika e përhapur kudo po gjen konfirmimi. Rifillimi i kampionatit pas karantinimit të gjatë ka shkaktuar një numër të konsiderueshëm dëmtimesh. Kjo teori e ngritur në Gjermani ka gjetur mbështetjen e studimit të kryer nga Dr. Joel Mason, shkencëtar Australian i Institutit të Shkencave të Sportit në Universitetin e Jenas të dhënat e të cilit sipas ‘Corriere Della Sera’ janë shqetësuese,

Në ditën e parë kur u verifikuan 12 dëmtime, rreziku u rrit me 266% nga 0.27 në 0.88 për ndeshje. Ndërsa në ditën e dytë, numri I dëmtimeve të reja dhe të vjetra shkoi në 65 me një mesatare me mbi 3 dëmtime për skuadër. Përgatitja në kohë të shkurtër, ndeshjet që janë në diferenca të shkurtra kohore dhe moti I nxehtë  që në korrik e gusht nuk do të japë paqe, janë armiqtë kryesorë të futbollistëve për të cilët rifillimi i kampionateve sjell një rritje të mundësisë për t’u dëmtuar

Në Gjermani mes emrave më të njohur që kanë pësuar dëmtime pas pauzës janë Thiago  Alcantara i BayernMynih dhe Yussuf Poulsen (Leipzig), në Itali është Zlatan Ibrahimovic, ndërsa në Spanjë , Samuel Umtiti ka pësuar dëmtim muskular,  Joao Felix është dëmtuar në gju, ndërsa për Ramiro Funes Mori të Villarreal sezoni është mbyllur përpara se të rifillojë.

Sfidanti.al